Vrau gruan në Vlorë, autori nxirret nga spitali dhe dërgohet në Tiranë

schedule14:55 - 8 Shkurt, 2019

schedule 14:55 - 8 Shkurt, 2019

Vrasësi i gruas në Vlorë, Teodor Lera është nxjerrë nga dhoma e izolimit në spitalin e Vlorës dhe është dërguar për në Tiranë. Mjekët treguan për një gjendje të përmirësuar të tij, ndërsa do të jenë Krimet e Rënda ato që do të merren me këtë rast.

Lera mbyti gruan e tij Eva Lerën brenda në banesë pas sherreve të vazhdueshme në çift. Ngjarja ndodhi të mërkurën në lagjen “Kushtrimi” pranë ndërtesës së policisë. Pasi mbyti bashkëshorten, nënën e tre fëmijëve, ai tentoi të vetëvritjej dhe preu damarët e njërës dorë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!