Vrau gruan me thikë, gjykata merr vendimin për 51-vjeçarin Artan Ismalaja

schedule10:38 - 9 Korrik, 2021

schedule 10:38 - 9 Korrik, 2021

Gjykata e Krujës ka lënë në burg 51-vjeçarin Artan Ismalaja, i cili disa ditë më parë vrau me thikë gruan e tij, Klarita Ismalaja, 45-vjeçe. Ngjarja e rëndë  ndodhi në fshatin Bubq të Krujës, pranë një magazine.

Për motive ende të paqarta, 51-vjeçari goditi me thikë bashkëshorten duke i marrë jetën. Ndërsa në gjendje të rënduar psikologjike ai tentoi të kryejë vetëvrasje, duke i shkaktuar vetes plagë me thikë. Pas krimit të rëndë ai u dërgua në spital, ku prej asaj dite po merr trajtim mjekësor.

Edhe masa e sigurisë, 51-vjeçarit i është komunikuar në ambientet e spitalit të Traumës. Artan Ismalaja akuzohet për  “Vrasje në familje”. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!