Meidet greke kanë publikuar foton e 46-vjeçares greke e cila u vra nga bashkëshorti me thikë.
55-vjeçari pasi ka goditur me thikë gruan ka telefonuar djalin e tij 24-vjeçar dhe i ka thënë: Të vrava nënën. I riu ishte jashtë dhe po argëtohej kur babai i tij e telefonoi.
Menjëherë, ai u kthye në shtëpi dhe u përball me tragjedinë.
24-vjeçari pa nënën e tij të zhytur në një pellg gjaku dhe të mbështjellë me perde.
Babai i tij ishte larguar me makinë pasi kishte shkaktuar tragjedinë.
Kronika e vrasjes
Autori, sipas informacioneve, ka goditur me thikë bashkëshorten e tij 46-vjeçare, sot në të gdhirë pas një debati që i kishte shkaktuar plagosjen fatale.
Gjithçka ka ndodhur pak pas orës 1 të natës në banesën në rrugën Matrozou në Koukaki dhe gruaja e vdekur është gjetur nga djali i saj i cili ka njoftuar menjëherë EKAB-in.
Sipas informacioneve, bashkëshorti është larguar nga shtëpia pas krimit, ndërsa në vendngjarje ndodhet policia e Sigurimit dhe mjekësia, të cilët do të bëjnë këqyrjen e trupit të gruas.
55-vjeçari pas vrasjes së bashkëshortes ka marrë makinën dhe teksa lëvizte në rrugën Athinë-Sunio në lartësinë e plazhit Thymari ka humbur kontrollin e mjetit, për pasojë është përplasur me gurët.
55-vjeçari më pas u transportua në spital ku po merr trajtim mjekësore./Abcnews.al/