Vrau gruan e veten duke lënë pas 4 fëmijë, pamje nga vendi i ngjarjes në Librazhd

schedule20:22 - 7 Qershor, 2021

schedule 20:22 - 7 Qershor, 2021

Katër fëmijët e familjes Bici kanë mbetur sot pa nënë e baba pasi kryefamiljari i mori jetën së shoqes e më pas vari edhe veten. Pasditen e së hënës 56-vjeçari Qemal Bici vrau bashkëshorten me sopatë dhe më pas u var vetë në një pemë jashtë banesës. Arsyet nuk dihen ende.

Gazetari Agim Blloshmi ka siguruar edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit. Në momentin e ngjarjes, fëmijët nuk kanë qenë të pranishëm por më të pajetë i ka gjetur djali i tyre.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!