Vrau gruan dhe inskenoi grabitjen, piloti grek: Jam i interesuar për edukimin e fëmijës tim

schedule22:07 - 7 Tetor, 2021

schedule 22:07 - 7 Tetor, 2021

Këtë të enjte gjykata në Greqi ka vendosur për fatin e Lydias, vajzës së vogël të Caroline, që u vra nga i shoqi Babis rreth 6 muaj më parë në shtëpinë e tyre.

E vogla do të qëndrojë me prindërit e viktimës, Susan dhe David deri në pritje të vendimit përfundimtar ndërsa do të monitorohet nga psikologët për fëmijë.

Babis Anagnostopoulos deklaroi përmes avokatit të tij se ishte i interesuar për fatin e vajzës së tij.

“Më vjen keq për vajzën time. Unë nuk dua ndonjë mosmarrëveshje ligjore mbi kujdestarinë e Lydias. Unë jam i interesuar fëmijën tim dhe edukimin e saj të duhur “, u shpreh ai.

Prindërit e tij tani janë shpërngulur në Alonissos. Vrasja ndodhi në maj të këtij viti, ku Babis vrau Carolinen dhe më pas inskenoi një grabitje. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!