Vrau fqinjin pas sherrit në lokal, del para gjykatës Olgert Dhimitri

schedule09:53 - 10 Maj, 2022

schedule 09:53 - 10 Maj, 2022

Olgert Dhimitri do të dalë para gjykatës ditës e sotme në lidhje me vrasjen e 60 vjeçarit Ilir Kapo 2 ditë më parë në një lokal në Tiranë.

Kur tashmë konflikti verbal kishte nisur brenda ambienteve të lokalit në rrugën “Ibrahim Ndroqi”, Ilir Kapo dhe Olgert Dhimitri u zhvendosën për t’u “sqaruar” jashtë tij.

Sipas burimeve nga policia, sapo dy burrat dolën jashtë nisën të godisnin njëri-tjetrin me grushte. 60-vjeçari Kapo e ka goditur gjithandej Dhimitrin, me grushte e shqelma, ndërsa një grup prej shtatë apo tetë personash të lagjes që kanë qenë të pranishëm nuk kanë mundur t’i ndajnë.

Kur Dhimitri ka parë që ka qenë e pamundur të vijonte përplasjen fizike me Kapon është zhvendosur aty pranë në afërsi tek disa kangjella, ka marrë një thikë dhe ka nisur të ndjekë nga pas 60-vjeçarin.

Ilir Kapo ka vrapuar për rreth 25 apo 30 metër dhe është penguar e ka rënë në tokë, çfarë ka sjell në përfitimin e Dhimitrit i cili nga aty e ka qëlluar me thikë disa herë në bark dhe afër qafës. Kapo, i plagosur, është ngritur ka ecur në vështirësi për disa metra, ka rënë para lokalit ku vetëm pak çaste më parë po pinte në një tavolinë dhe ka dhënë shpirt.

/abcnews.al