Vrau fermerin se i mbajti rrogën, nëna dhe e veja e viktimës shpërthejnë ndaj rumunit, policia e largon

schedule12:57 - 26 Gusht, 2021

schedule 12:57 - 26 Gusht, 2021

Një 27-vjeçar rumun i cili akuzohet se vrau fermerin grek i cili e kishte marrë në punë u dërgua sot në Gjykatën e Heraklonit.

Mediat raportojnë se nëna dhe e veja e viktimës e kanë pritur të pandehurin jashtë dyerve të gjykatës duke shpërthyer në të shara ndaj tij.

Nga frika e përplasjes që ndodhi një ditë më parë, policia e kaloi të pandehurin nga dera e pasme e gjykatës.

Rumuni deklaroi se viktima i kishte para borxh nga rrogat që i takonin për punën që bënte në fermën e tij ndërsa shtoi se ai e keqtrajtonte fizikisht. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!