Vrau dy prindërit në Xhafzotaj, nis gjyqi për Nikën

schedule16:03 - 8 Shkurt, 2018

schedule 16:03 - 8 Shkurt, 2018

Gjykata për Krimet e Rënda çeli shqyrtimin gjyqësor ndaj Leonsio Nikës, i akuzuar për një krim të dyfishtë brenda familjes.

Sipas Prokurorisë, paraditen e 29 Qershorit 2017, Nika vrau me një armë gjuetie prindërit e tij Ali dhe Jumrie Nika në oborrin e banesës së tyre në Xhafzotaj të Durrësit.

Nga një akt-ekspertim psiko-ligjor i kryer gjatë hetimit ka rezultuar se i pandehuri vuan nga probleme mendore dhe se është i papërgjegjshëm para ligjit.

Për këtë shkak, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor pritet të miratohet kërkesa e bërë nga ana e prokurorit për caktimin e një masë “mjekim të detyrueshëm në një spital psikiatrik”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!