Vrau dy motrat në Tiranë, mbyllen hetimet për Përparim Ademin

schedule11:38 - 15 Shtator, 2021

schedule 11:38 - 15 Shtator, 2021

Mbyllen hetimet për Përparim Ademin, i akuzuar për vrasjen motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi në dhjetor të vitit 2020.

Gazetari Ermal Vija raporton se Prokuroria e Tiranës ka përfunduar edhe akt ekspertimin mbi gjendjen e tij mendore dhe ka rezultuar pa probleme. Pritet që dosja në ngarkim të tij të dorëzohet në gjykatën e Tiranës me akuzën e vrasjes ndaj dy ose me shumë personave për shkak te marrëdhënieve familjare.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar, në zonën e Astirit në banesën e motrave Metani e Bardhi. Nga hetimet ka rezultuar se 59-vjeçari nuk pranonte ndarjen nga dy motrat me te cilat kishte një lidhje jashtë martesore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!