Vrau dy motrat ditën e ndërrimit të viteve, kërkohet burg përjetë për autorin

schedule12:09 - 28 Qershor, 2022

schedule 12:09 - 28 Qershor, 2022

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burg për jetë Përparim Ademin, i akuzuar për vrasjen e dyfishtë të 31 dhjetorit 2021.

Ditën e fundit të vitit ekzekutoi në banesën e tyre motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar, në zonën e Astirit në banesën e motrave Metani e Bardhi.

Ademi vrau me armën tip automatik bashkëjetuesen dhe motrën e saj. E gjitha ngjarja është parë nga fëmija i Zhaneta Metanit, 14 vjeç.

Nga hetimet ka rezultuar se 59-vjeçari nuk pranonte ndarjen nga dy motrat me te cilat kishte një lidhje jashtë martesore.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!