Vrau dhe groposi Ruzhdi Hoxhën në Qafë-Mollë, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq 43-vjeçarin

schedule15:39 - 3 Nëntor, 2022

schedule 15:39 - 3 Nëntor, 2022

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq Fredi Rrushin, i akuzuar për vrasjen e biznesmenin Ruzhdi Hoxha, trupi i të cilit u gjet më 6 nëntor 2021 në një humnerë në zonën e Qafë Mollës në Dajt.

Fredi Rrushi akuzohet për “Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve” dhe “Fshehja ose asgjësim i kufomës.”

 Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq të pandehurin F. Rr. për “Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve” dhe “Fshehja ose asgjësim i kufomës”

Prokuroria e Rrethit gjyqësor Tiranë kërkon dërgimin në gjyq të çështjes nr.7713, të vitit 2021, me të pandehur shtetasit F. Rr. akuzuar se ka konsumuar plotësisht elementet e veprës penale “Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësim i kufomës” të parashikuar nga nenet 78, 278 dhe 303 të K.Penal dhe P.Rr sipas nenit 301 të K. Penal.

Prokuroria e Rrethit gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr. 7713 dt.27.10.2021, për veprën penale “Rrëmbim ose mbajtja peng e personit” të parashikuar nga neni 109 i K. Penal.

Më datë 24.10.2021 në komisariatin e Policisë nr 5. Tiranë ka bërë kallëzim me shkrim shtetasi; S.H. për largimin nga banesa të babait të tij shtetasit R. H.

Në dt.06.11.2021 në vazhdimin e kërkimeve është konstatuar kufoma e një shtetasi e cila dyshohet se është e R. H.

Me vendimin nr. 1999, datë 10.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është caktuar masa e sigurimit “Arrest me burg” të parashikuar nga neni 283 i K. Pr. Penale ndaj personave nën hetim.

Pas një analize të plotë të materialit hetimor, veprimeve hetimore të kryera, rezulton se ka prova që krijojnë bazën ligjore të të dhënave të mjaftueshme se personi nën hetim F. Rr. ka konsumuar plotësisht elementet e veprës penale “Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësim i kufomës” të parashikuar nga nenet 78, 278 dhe 303 të K.Penal. Po ashtu, në analizë të plotë të materialit hetimor, veprimeve hetimore të kryera, rezulton se ka prova që krijojnë bazën ligjore të të dhënave të mjaftueshme se personi nën hetim P. Rr. ka konsumuar plotësisht elementet e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” të parashikuar nga nenet 301 të K.Penal.

Ngjarja:

Ruzhdi Hoxha u gjet i pajetë më 6 nëntor 2021, ndërkohë që ishte kallëzuar i zhdukur nga familja që më 24 tetor 2021.

Trupi i viktimës u gjet i mbuluar me zhavorr ndërkohë që ishte gjysmë i dekompozuar. Kjo vërteton se ai mund të jetë vrarë që në ditën e parë të zhdukjes së tij.

Lidhur me këtë ngjarje u arrestuamiku i viktimës, Fredi Rrushi i cili ishte edhe personi i fundit që ishte takuar me biznesmenin.

Raportohet se policia ka zbuluar se ai ka dhënë deklarata të rremë në polici lidhur me rastin në fjalë. Ai fillimisht kishte deklaruar se biznesmenin Ruzhdi Hoxha e kishte lënë në zonën e njohur si “3-shi” në Tiranë dhe më pas nuk kishte pasur kontakte.

Por nga gjurmimi që policia ka bërë, rezulton që makina e tij tip “Passat” është parë në zonën e Dajtit dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë. Kjo ka bërë që policia të dyshojë se biznesmeni mund të jetë vrarë në këtë zonë.

Fredi Rrushi ishte është një emër i njohur për policinë pasi  ishte shpallur në kërkim nga Italia për trafik droge. Po ashtu Fredi Rrushi në vitin 2018 rezulton të jetë arrestuar për plagosjen e një personi në Kamëz. /abcnews.al/

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!