Vrau burrin në sytë e djalit, gruaja britanike dënohet me vdekje

schedule14:28 - 17 Tetor, 2023

schedule 14:28 - 17 Tetor, 2023

Një grua britanike është dënuar me vdekje në Indi pasi dyshohet se vrau brutalisht burrin e saj para syve të djalit të tyre nëntë vjeçar me ndihmën e të dashurit të saj.

Ramandeep Kaur Mann, 38, nga Derbi, u shpall fajtore për vrasjen e bashkëshortit të saj Sukhjit Singh, 34 vjeç, ndërsa ata ishin me pushime në shtëpinë e nënës së tij në Indi në vitin 2016.

Singh, një baba i devotshëm dhe i dy fëmijëve nga Derbi, u gjet në shtrat pa shenja jetë, teksa ishte goditur me thikë në fyt. Burri u vra në sy të djalit të tij të tmerruar Arjun, i cili në atë kohë ishte nëntë vjeç.

Arjun i tha gjykatës gjatë procesit se ishte duke fjetur në shtrat pranë babait të tij kur u zgjua dhe pa nënën duke e mbytur babanë e tij me jastëk. I dashuri i saj dhe shoku i fëmijërisë së Singh-ut, Gurpreet Singh, më pas e goditi babanë e dy fëmijëve në kokë me një çekiç dhe Ramandeep më pas i preu fytin.

Shtatë vjet më vonë, Ramandeep u shpall fajtor për vrasjen e burrit të saj dhe u dënua me vdekje me varje nga një gjykatë indiane. Gurpreet Singh u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm me një gjobë prej 10,000 rupi (98,75 £).

Singh, gruaja e tij dhe dy fëmijët e tyre udhëtuan në shtëpinë e nënës së tij në Banda, Delhi juglindore, më 28 korrik 2016 për të parë të afërmit dhe për të takuar Gurpreet Singh.

Ramandeep thuhet se i kishte thënë policisë se burri i saj refuzoi t’i jepte divorcin. Çifti ishte i martuar që nga viti 2005. Në ditën e vrasjes, Ramandeep helmoi të gjithë familjen, duke përfshirë djalin e saj 7 vjeç, Aryan.

Por ajo nuk e kishte kuptuar që djali tjetër i saj, Arjun, nëntë vjeç, nuk kishte ngrenë atë natë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!