34 vjeçari Rigels Gjinaj, që vrau mbrëmjen e 16 Shtatorit të vitit të kaluar Emanuel Rrokun në një lokal në provincën Turbigo të Milanos rrezikon burgim të përjetshëm, raportojnë mediat italiane. Prokurori publik kundërshtoi kërkesën e bërë nga mbrojtja e të pandehurit dhe kërkoi dënimin maksimal për të.
Rroku u vra teksa ishte ulur jashtë lokalit në Turbigo. Pas një debati, 34 vjeçari Gjinaj nxorri pistoletën dhe qëlloi tre herë. Një plumb goditi bashkëatdhetarin e tij 23 vjeçar në arterien karotide dy të tjerë u plagosën. 23-vjeçari u dërgua menjëherë në spital por nuk mundi t’i mbijetojë plagës së marrë.



