A do të mësohet më në fund pronësia e skafit të fuqishëm që vrau 7-vjeçaren në Himarë?

schedule07:05 - 3 Gusht, 2022

schedule 07:05 - 3 Gusht, 2022

Arjan Tase, autori i krimit të rëndë në bregdetin e Himarës, ku u vra një vajzë 7-vjeçare, është marrë në pyetje nga oficerët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Tase vrau vajzën e mitur në bregdetin e Potamit, teksa manovronte jashtë kordonit të sigurisë me skafin e tij.

Pas ngjarjes, polici tashmë i përjashtuar, madje është konfliktuar edhe me familjarët e viktimës, duke mos shfaqur pendesë për krimin e rëndë.

Lexo edhe: VIDEO/ Vogëlushja u godit nga helikat e skafit, pak sekonda pas tragjedisë, polici sherr me familjarët pasi vrau 7-vjeçaren

Ndërkohë, tashmë që raportohet se Tase është marrë në pyetje, ende pa përgjigje nga Policia e Shtetit mbeten pyetjet e mëposhtme:

Lexo edhe: Polici që na vret, 5 pyetjet që Policia e Shtetit duhet t’u përgjigjet publikisht pas tragjedisë në Himarë

1-Në pronësi të kujt ishte skafi që drejtonte polici Arjan Tase, me të cilin vrau fëmijën 7-vjeçar?

2-Nëse ishte në pronësinë e tij, a ka bërë policia një verifikim të mëparshëm pasuror në lidhje me këtë efektiv policie?

3-Nëse nuk ishte në pronësi të tij, kush ishte pronari i skafit dhe cili ishte raporti i policit në fjalë me pronarin e këtij mjeti lundrues? Sepse, sipas parimit “nuk ka drekë falas”, Tase i ka bërë një nder pronarit të skafit që meriton një sajdisje të tillë tani, kur edhe janë rritur ndjeshëm çmimet e karburanteve. A ka lidhje ky “nder” me periudhën kur ai drejtonte komisariatin e Himarës?

4-Pse një qytetar i thjeshtë duhet të kalojë përmes shumë filtrave për të hipur mbi skaf, kurse një efektiv policie mundet që ta drejtojë atë në mes të pushuesve, madje edhe pa patente?

5- Pse dhe si u riintegrua në radhët e Policisë së Shtetit nëse ishte përjashtuar më parë efektivi Arjan Tase? /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!