Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrau 6 persona, kapet “elefanti vrasës” në Indi

schedule17:43 - 1 Maj, 2023

schedule 17:43 - 1 Maj, 2023

Autoritetet indiane kanë kapur një elefant të egër që vrau të paktën gjashtë persona, sipas raporteve të mediave lokale. Elefanti mashkull, i quajtur Arikomban (gjuetar orizi), ishte i njohur për bastisjen e dyqaneve të orizit dhe drithërave në shtetin jugor të Kerala.

Të shtunën, një ekip prej 150 zyrtarësh e kapën elefantin pas pesë të shtënave me qetësues, raportoi gazeta Indian Express. Më pas ai u pajis me një GPS dhe u dërgua në një vend të shenjtë për kafshë të egra.

Kjo nuk ishte hera e parë që zyrtarët përpiqeshin të kapnin elefantin, që besohet të jetë rreth 30 vjeç.

Arikomban u godit me qetësues në 2017, por arriti të shpëtonte.

Ambientalistët fajësojnë zgjerimin e vendbanimeve njerëzore rreth pyjeve për rritjen e konflikteve njeri-kafshë në disa pjesë të Indisë.

Sipas regjistrimit të fundit në vitin 2017, India ka rreth 30,000 elefantë të egër, rreth 60% e popullsisë në kontinentit aziatik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!