Vrau 30-vjeçarin në Tiranë, kapet i riu

schedule09:33 - 13 Tetor, 2018

schedule 09:33 - 13 Tetor, 2018

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 30-vjeçarit Holdi Hajdari në Tiranë. Gjatë marrjes në pyetje Muahamet Sallahi pranoi se kishte kryer krimin, si dhe arsyet se pse qëlloi për vdekje me thikë 30-vjeçarin.

Prangoset autori i dyshuar i grabitjes me pasojë vdekjen e një të riut në Tiranë, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonën e Yzberishtit në Kryeqytet. Ai është Muhamet Sallahi 25-vjeçari, banues në Tiranë, pasi qëlloi fillimisht qëlloi disa herë më thikë dhe më pas grabiti 30-vjeçarin Holdi Hajdari në banesën e tij.

Policia njoftoi se gjatë momentin të arrestimit  autori nuk ka bërë rezistencë, ndërsa, dyshohet si kontigjent për disa vedhje të ndodhur në zonën ku ndodhi krimi. Muhamet Sallahi e dinte që Holdi Hajdarit i kishte dërguar një sasi lekësh babai nga Greqia dhe për këtë ka organizuar grabitjen.

Në dëshminë e parë dhënë oficerëve të policisë, 25-vjeçari ka thënë se, i duheshin para për të blerë drogë dhe prandaj kishte organizuar edhe grabitjen e viktimës Hajdari. Burime nga Policia e Tiranës thanë se Holdi Hajdari, por edhe personi që e vrau atë ishin përdorues droge, ndërsa kjo vërtetohet edhe nga shiringat që janë brenda banesës.

Pranë dhomës ku ka ndodhur sherri është gjetur thika, por edhe një portofol i boshatisur. Viktima Holdi Hajdari jetonte i vetëm, pasi anëtarët e tjerë të familjes ishin në emigrim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!