Vrau 2 prostituta dhe u arratis nga burgu, arrestohet i dënuari me burgim të përjetshëm

schedule16:49 - 16 Tetor, 2019

schedule 16:49 - 16 Tetor, 2019

Arrati e Tesilvan Bashos zgjati tri vite. I dënuari me burgim të përjetshëm në Itali për vrasjen e dy prostitutave në Torino, Basho ra në prangat e Policisë Shqiptare në një operacion ku morën pjesë edhe homologët Italian.

Këto janë pamjet e prangosjes së 38-vjeçarit në Selenicë të Vlorës.

Tesilvan Basho, i njohur si Tesi Basho, pjesëtar i një bande kriminale të qytetit të Vlorës ka tentuar t’i largohet forcave të rendit gjatë momenti të arrestimit.

Në pranga përfundoi edhe vëllai i 38 vjeçarit, Satilno Basho. Të dy vëllezërit akuzohet nga gjykata e krimeve të rënda edhe për një gjobëvënie të një biznesmeni prej 100 mijë euro në vitin 2017.

Policia e shtetit dhe prokuroria dyshojnë se vëllezërit Basho akuzohen edhe për vepra të rënda penale kundër jetës si edhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Më herët për Tesilvan Basho, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Nëpërmjet një statusi në Facebook, shkruante se 38-vjeçari ishte martuar dhe ndodhej në mbrojtje të policisë në Selenicë, bashkë me Robi Llanaj./abcnews.al