Vrau 17-vjeçarin në Francë, efektivi i policisë i kërkon falje familjes së viktimës

schedule10:48 - 30 Qershor, 2023

schedule 10:48 - 30 Qershor, 2023

Oficeri i policisë që ekzekutoi me armë zjarri një 17-vjeçar në Paris, i ka kërkuar falje familjes së viktimës Avokati i tij Laurent-Franck Lienard tha për mediat franceze se “I kërkoi falje familjes së viktimës. Ai nuk donte të vriste njeri. Është shkatërruar komplet”.

17-vjeçari, Nahel u ekzekutua ditën e martë nga oficerët e policisë, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar. Menjëherë pas publikimit të pamjeve nga ekzekutimi, në Francë kanë shpërthyer protestat e dhunshme.

Deri më tani është raportuar për mbi 600 të arrestuar dhe qindra efektivë të lënduar.

Lexo edhe: Franca në flakë, mbi 600 të arrestuar, kërkohet drejtësi për adoleshentin

Kanë vijuar për të tretën natë radhazi protestat në disa qytete të Francës pas vrasjes së një adoleshenti nga ana e policisë teksa nuk iu bind një urdhri për të ndaluar makinën.

Protesta e mbrëmshme ishte edhe më e madhe dhe më e dhunshme ku në disa raste u rrezikua dhe jeta e banorëve të thjeshtë. Në Naterres, manifestuesit i printe nëna e 17 vjeçarit Nahel e cila kërkonte drejtësi për djalin e saj.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!