Vrasjet në Minnesota/ Reagon Shtëpia e Bardhë: Një dhunë kaq e tmerrshme nuk do të tolerohet në SHBA

schedule18:29 - 14 Qershor, 2025

schedule 18:29 - 14 Qershor, 2025

SHBA- Politikania e shtetit të Minesotës, Melissa Hortman, një demokrate, dhe bashkëshorti i saj u qëlluan dhe u vranë në shtëpinë e tyre herët të shtunën në mëngjes, tha guvernatori Tim Walz.

Senatori i shtetit John Hoffman, gjithashtu demokrat, dhe gruaja e tij u shënjestruan në shtëpinë e tyre në një të shtënë të veçantë. Ata u qëlluan disa herë dhe nuk kanë dalë nga operacioni, shton Walz.

Walz thotë se sulmet “duket të jenë një vrasje me motive politike” dhe se një kërkim për të dyshuarin është duke u zhvilluar.

Pas ngjarjeve të rënda ka reaguar edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ishte informuar për të shtënat në Minesota dhe siguroi se “një dhunë e tillë e tmerrshme nuk do të tolerohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Në një mesazh të lëshuar nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, Trump përsëriti se Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi dhe FBI-ja po hetonin dhe do ta ndiqnin autorin e krimit me “ashpërsinë më të madhe”.

“Jam informuar për të shtënat e tmerrshme që ndodhën në Minnesota, të cilat duket të jenë një sulm i synuar kundër ligjvënësve të shtetit. Prokurorja jonë e Përgjithshme, Pam Bondi, dhe FBI-ja po hetojnë situatën dhe do të ndjekin penalisht këdo që është i përfshirë me të gjitha fuqitë ligjore. Një dhunë kaq e tmerrshme nuk do të tolerohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti i bekoftë njerëzit e mëdhenj të Minnesotës, një vend vërtet i mrekullueshëm!”, thuhet në reagim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!