“Magjepsja nga kronika e zezë” ka qenë tema që ka rikthyer në vëmendje disa nga krimet më të bujshme në vend, mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.”
Gazetari Artan Hoxha, gazetari Ermal Vija, eksperti i kriminologjisë Ervin Karamuço dhe gazetari Sokol Bregu kanë rikujtuar disa nga vrasjet që ende nuk janë zbardhur në vend, duke filluar nga vrasja e bankierit Artan Santo e deri tek vrsajet në boulevard të protestuesve Hekuran Deda e Aleks Nika.
Pjesë nga biseda:
Bregu: Kur flasim për ndonjë varsje tjetër ne përdorim emër mbiemër. Në këtë rast përdorim bankieri Santo. Kur dikush merr përsiëpër të ekzekutojë një person të tillë dihet që ka marrë një mbështetje që dosja të ngelet gjithë kohën në kartotekë. Kjo vrasje e harrojmë, jo si ngjarje se është e rëndë, nuk gjendet më.
Hoxha: Është vrarë një deputet i PS në fushatë elektorale në 2009, Fatmir Xhindi. U përbetuan të gjithë që do e gjenin. Deputet në detyrë, i vrërë, s’ka autor. Është vrarë i vetmi gjyqtar, Skerdilajd Konomi. Ëhstë vrarë, nuk e dimë kush e ka vrarë Aleks Nikën dhe Hekuran Dedën.
Ngjarje specifike që kanë brenda mesazh, ti mund të zbulosh 1 mijë vjedhje në lagje dhe nuk përbën lajm, por zbulojn një ngjarje të madhe dhe përcjell besueshmëri te publiku.
Nuk është sasi e madhe e të vrarëve, është cilësia e atentateve mafioze që nuk zbulohen.
Të flasësh për dekonspsirime tek ne, mua nuk më duke e vërtetë që u kap Jton lami, por para se të kapej ky ne dënuam IT e drejtorisë së policisë që ishte me grupin tjetër. Krimi i organizuar ka aq para sot sa dekonspirimin e kanë hiç gjë. Ata kanë investuar që kur të vijë flet arresti, ata ta marrin vesh para.
Bregu: Tani këta i fusin vetë policët.
Vija: Vetëm muajt e fundit ka ndodhur vrasje e trefishtë, vrasja e Klisman Preçit, vrasja e dyfishtë në Vlorë. Unë do ndaloja në Elbasan, ku u sulmua fisi Çapja. U vranë 3 persona dhe ngjarja nuk është zbardhur ende. /abcnews.al