Vrasjet e bujshme në Elbasan, Hoxha: Zanafilla janë 50 kg kokainë të humbura në Londër

schedule23:40 - 21 Shtator, 2020

schedule 23:40 - 21 Shtator, 2020

Gazetari Artan Hoxha foli mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” për ngjarjen e ndodhur në Elbasan ku mbeti i vrarë Bujar Çela, vëllai i të kërkuarit Talo Çela. Hoxha sqaroi se zanafilla e konfliktit janë 50 kilogramë kokainë të humbura në Londër. Për pasojë mes grupeve kriminale ka nisur sipas tij larja e hesapeve e cila nis me vrasjen e tre personave në Bradashesh në dhjetor të vitit 2018 dhe së fundi me vrasjen e Bujar Çelës

Kemi të bëjmë me një 50 kilogramësh kokaine që ka humbur në Londër. Dyshimi është që e ka marrë një grup tjetër në Elbasan. Këtu është e gjithë zanafilla e kësaj historie. Kemi 3 të vrarët në Bradashesh, Endrit Dylgjeri, xhaxhai i vet dhe shtetasi turk. Kemi dy vëllezër që sapo kishin dalë nga burgu në Itali që iu bë atentat. Pastaj kemi një atentat një i ri Peqini.

Pastaj një vrasje në Durrës. Janë nga ato vrasjet që unë thosha që autorët nuk e djegin makinën po i shpërbënin makinat. Grupi rival pyeti ku shpërbëhen makinat dhe zbërtheheshin në Durrës. Gjatë këtij viti brenda 3 muajve të parë kemi 2 vrasje, kemi vëllezërit Haxhia që kishin servis dhe para dy vëllezërve Haxhia edhe dy të tjerë që kishin servis.

Mbasi u vranë këta në Elbasan kemi dy vrasje të tjera, ku u kapën dy persona ku njëri nga ata dyshohet që ka bashkëpunuar me hetimin. dhe ndodhi vrasja tjetër ku u vra një i pafajshëm vëllai i një personi në kërkim, vëllai i Talo Çelës.”, tha Hoxha.

Për vrasjet e ndodhura në Elbasan është arrestuar Erion Alibej, i vëllai i Endrit Dylgjerit. Ai dyshohet si organizator në vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, si dhe i përfshirë në vrasjen e Bujar Çelës./abcnews.al