Vrasjet e 21 janarit/ Xhaxhai i Aleks Nikës: “Topi” është në fushën e drejtësisë së re shqiptare

schedule11:50 - 21 Janar, 2024

schedule 11:50 - 21 Janar, 2024

TIRANË- Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, kërkon drejtësi për nipin e vrarë 13 vjet më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së kryeministrisë.

Në fjalën e tij në ceremoni përkujtuese, Mark Nika u shpreh se vendimi i Strasburgut i ktheu shpresën, ndërsa shtoi se tashmë “topi” është në fushën e drejtësisë shqiptare.

Ai theksoi se katër qytetarët ishin paqësorë dhe u vranë në kohë kur protesta po shpërndahej.

“Bashkë më dëshpërimin të vrasjes së pazbardhur të Aleksit, ky përvjetor i 13 vjen me një lajm të mirë, vendimi i Strasburgut, i nëntorit të vitit të kaluar, që pohon pretendimet tona. Më shumë se kaq vendimi i kësaj gjykatë demaskon hetimin farsë. Në emër të familjes Nika i shpreh falënderimet më të thella Strasburgut, na ktheu shpresën se do ketë drejtësi dhe fajtorët do dënohen. Vrasja e Aleksit dhe 3 të tjerëve lindi i zbardhur, para kamerave. Ata ishin protestues paqësorë, u vranë kur protesta po shpërndahej larg hyrjes së kryeministrisë. Asgjë tjetër veç një urdhri nga lart mund të çonte në hapjen e zjarrit ndaj qytetarëve në ato kushte. Këto 13 vite kanë qenë 13 vitet e manipulimit të drejtësisë, Berisha u dha kohë të prishin provat. Nga ky vit kemi shpresë e besim se 21 janari do të flasë me gjuhën e ligjit dhe drejtësisë. Vendimi i Strasburgut nuk është rekomandues, por i detyrueshëm për tu zbatuar. Topi është në fushën e drejtësisë së re shqiptare”,  u shpreh ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!