Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasjet e 21 janarit/ Arben Meçe: Ekzekutimet sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

schedule21:12 - 17 Nëntor, 2025

schedule 21:12 - 17 Nëntor, 2025

TIRANË– Analisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin “Real Story” tha se vrasjet e katër qytetarëve në protestën e 21 janarit 2011 nuk kanë qenë spontane, por pjesë e një skeme të parapërgatitur nga Sali Berisha.

Sipas Meçes, ngjarja e 21 janarit është përdorur si një skemë paralele me atë të 2 prillit të vitit 1991.

Ai pretendoi se vrasjet janë bërë “me paramendim për të ekzekutuar një skemë” dhe se roli kryesor, sipas tij, i përkiste Sali Berishës.

“Dua të trajtoj dy çështje. Këtu u trajtua se Berisha nuk doli me kallashnikov në dorë, në fakt unë kam thënë prej kohësh që akti i vrasjes  nuk është bërë në mënyrë spontane, por është bërë një zbatim të një skeme të skenarizuar mjaft qartë nga Berisha. Berisha është ideatori i skemës, tërheqësi i këmbëzës është ekzekutori në funksion të skemës.

Kam thënë që 21 janari është përdorur si skemë paralele e 2 prillit, pra u vranë katër veta në mënyrë selektive në shpërndarja gjeografike në të gjithë territorit që pastaj të vendosej skema makabre që është më e tmerrshme se sa vetë vrasja.

Vrasja është bërë me paramendim  për të ekzekutuar një skemë dhe autori i kësaj skeme quhet Sali Ramë Berisha, sepse me t’u bërë vrasja, ai ka dalë në media dhe ka ndërtuar skemën dhe ka prodhuar narrativën, e kishte gati absolutisht”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!