Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasje për një portofol/ Dukagjin, rrëfehet autori: E vrava se më akuzonte për vjedhjen

schedule19:08 - 29 Gusht, 2025

schedule 19:08 - 29 Gusht, 2025

Akuzat e vazhdueshme të viktimës ndaj autorit në Shkodër për vjedhjen e portofolit dyshohet të jetë shkaku I vrasjes në fshatin Abat të Dukagjinit.

Pasi u vetëdorëzua tek autoritetet policore të Shkodrës në orët e para të së premtes, Ndoc Maçaj ka dhënë dëshminë e tij përpara grupit hetimor.

Autori deklaroi se e kreu krimin pas një konflikti të vazhdueshëm me Piro Prronin, pasi ky i fundit e akuzonte se prej një muaji I kishte vjedhur portofolin, veprim të cilin 58-vjeçari Ndoc Maçaj e mohon.

Iu betova që nuk e kisha vjedhur unë. Ka qenë kjo fjalia që Maçaj ka deklaruar përpara hetuesve e se pavarësisht insistimit të tij, viktima vijonte e akuzonte.

Mbrëmjen e së enjtes, teksa qëndronin bashkë, ai ka treguar se 61-vjeçari e kishte akuzuar sërish dhe e kishte ofenduar, e për këtë arsye, autori nxori armën dhe e qëlloi.

Krimi ndodhi në fshatin Abat të Dukagjinit, ndërsa pas vrasjes, Ndoc Maçaj u largua nga vendngjarja për t’u dorëzuar vetëm pak orë më vonë, së bashku me armën e krimit tek uniformat blu.

Megjithatë, hetimet vijojnë në disa pista, me qëllim zbardhjen e plotë të krimit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!