Kamerat e sigurisë së burgut në Foggia kanë filmuar vrasjen e një 32-vjeçari mbrëmjen e 17 majit.
Kamerat kanë filmuar të gjitha fazat e ekzekutimit të Alessandro Scrocco.
Në video shihet se vrasësi ishte fshehur pas një makine të parkuar dhe ka pritur ardhjen e 32-vjeçarit. Më pas ai është afruar te makina dhe e ka ekzekutuar me 4 plumba.
Pas vrasjes, siç tregojnë pamjet, autori hipi në një makinë me ngjyrë të errët, e cila ishte e parkuar afër me atë të viktimës.
Ai arriti të arratisej së bashku me drejtuesin e mjetit./abcnews.al/