Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër mesditën e së martës.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, mësohet se një person ka qëlluar me armë zjarri të dashurën e tij dhe më pas veten.
Për pasojë, 34-vjeçari Kolë Manaj ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasja Anila Prendushi ndodhet në gjendje shumë të rëndë.
Policia i ka gjetur të dy personat në një automjet në lagjen ‘Mark Lula”.
Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

