Vrasje në Rrëshen, ekzekutohet 48 vjeçari me 2 identitete

schedule13:41 - 12 Gusht, 2019

schedule 13:41 - 12 Gusht, 2019

Një personazh i njohur për opinionin dhe policinë u ekzekutua në qendër të qytetit të Rrëshenit, ai është Armando Gjini i arrestuar kohë më parë si pjesëtar i grupit të Met Kananit.

Armando Gjini i njohur si një nga pjesëtarët e grupit të Met Kananit u ekzekutua në qendër të qytetit të Rrëshenit.

Ai po levizte me makinë bashkë me dy fëmijët dhe bashkëshorten e tij,  kur dy autorë i kanë dalë para dhe e qëlluan me armë zjarri.

Ai u ekzekutua në kryqëzimin kryesor të qytetit, duke shkaktuar panik tek kalimtarët e shumtë.

48-vjeçari kishte dy identitete, Armando Gjini dhe Tonin Gjini.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që Policia po punon për të zbardhur atentatin.

Pak pas kësaj  ngjarje në fshatin Gziq të Mirdites u gjet një makinë fuoristradë e djegur, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e krimit.

Tre muaj më parë viktimës Gjini i kishin vendosur tritol në makinë, që shpërtheu pasi ai ishte larguar për të dërguar fëmijët në shkollë.

Armando Gjini u arrestua më 12 maj 2018 si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani. Në  kuadër të operacionit ‘Precizioni’ Gjini u arrestua së bashku me 37 persona të tjerë dhe u sekuestruan 8 ton drogë.

Por 4 dite pas arrestimit Gjini u lirua nga burgu. Met Kanani njihet nga mediat turke si “Eskobari shqiptar” për shkak të famës që mori në Turqi si koka trafikut të heroinës dhe kokainës.

Nga operacionet e zhvilluara më herët edhe në Itali, Greqi, Turqi e Shqipëri, bandës i janë sekuestruar mbi 8.4 ton kanabis, me vlerë tregu 10 mln euro./ABC News Albania 24/7