SHKODËR- Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda makinës së tij në Shkodër, mëngjesin e kësaj të diele. Ngjarja ka ndodhur në Dragoç të Postribës, por nuk dihen ende detajet e krimit.
Viktima është Ramazan Mataj nga fshati Dragoç.
Paraprakisht raportohet se Mataj është qëlluar me armë zjarri nga jashtë makinës.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes. Autoritetet kanë nisur hetimet dhe mbledhjen e provave, me qëllim zbardhjen e rrethanave./ abcnews.al