Një atentat ka ndodhur në Athinë pasditen e së mërkurës. Siç raportojnë mediat vendase, ngjarja ka ndodhur në rrugën Ymittou në Vrilissia.
Viktima ishte një emër i njohur për autoritetet ndërsa raportohet se u qëullua ndërsa ecte. Disa persona kanë qëlluar në drejtim të tij ndërsa zona është e rrethuar nga policia.
Viktima ishte duke lëvizur në rrugën Ymittou rreth orës 3:20 pasdite kur iu afrua një makinë, prej të cilës erdhën edhe plumbat.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar një ekzaminues mjekësor si dhe një ekip nga Departamenti i Vrasjeve. Nga të dhënat paraprake dyshohet për larje hesapesh. s.b/abcnews.al/