Vrasje “e mistershme” e familjes rome në Mariupol, zyrtari hedh akuza: U përfshi grupi Wagner

schedule11:14 - 27 Dhjetor, 2022

schedule 11:14 - 27 Dhjetor, 2022

Tetë persona, përfshirë katër fëmijë, u vranë me armë zjarri të hënën mbrëma në Makivka të pushtuar që nga viti 2014 në rajonin Donetsk, siç njoftoi në Telegram këshilltari i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, Petro Andryushchenko.

“Natën ndodhi një vrasje e tmerrshme e 8 personave, mes tyre katër fëmijë, në Makivkan e pushtuar. Në mëngjes, policia e pushtimit njoftoi zbulimin e një “elementi të rëndësishëm” dhe arrestimin e një banori të dyshuar vendas, i cili vetëm donte të vidhte një, por kjo është një gënjeshtër e plotë… pushtuesit nuk tregojnë shumë detaje”, ka shkruar Andryushchenko.

Sipas tij, rusët nuk japin shumë detaje për publikun. Këshilltari i kryebashkiakut nënvizoi se vrasja “kishte karakter haptazi nacionalist”, pasi u vra një familje rome. Gjithashtu, të gjithë të vrarët kanë plagë plumbash në kokë, të shkaktuara nga afër.

Sipas Andryushchenko, burimet e Makivka deklaruan drejtpërdrejt se ky krim është kryer nga ushtria ruse dhe “supozimi se këta janë mercenarë të grupit Wagner është mjaft i arsyeshëm”.

“Mund të pretendojmë se, në të vërtetë, vrasja është kryer nga njerëz me uniformë ushtarake. Bazuar në përvojën e pasur të Mariupolit gjatë pushtimit, rusët, si gjithmonë, po mbulojnë krimet e tyre”, tha këshilltari i kryebashkiakut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!