Vrasja te’ Fan Noli’ /Llabani: Arma e krimit nuk është gjetur akoma, institucionet janë në rënie të lirë

schedule21:44 - 21 Nëntor, 2024

schedule 21:44 - 21 Nëntor, 2024

Gazetarja Anduena Llabani e ftuar në studion e ‘360 gradë’ ku u soll në fokus vrasja gjakftohtë e Martin Canit jashtë dyerve të shkollës ku mësonte, theksoi se institucionet janë në rënie të lirë dhe ende nuk është gjetur arma e krimit.

“Kemi një minoren nën akuzë për një vrasje në rrethana cilësuese, por edhe për armëmbajtje pa leje. Institucionet janë në rënie të lirë sepse një ngjarje që ka kaq ditë dhe skemi armën e krimit.
Është tentuar të merret në pyetje autori dhe cfarë është tragjike është që autori nuk ka shenja pendese, madje është shumë I ftohtë dhe ka deklaruar: ‘Kur të bëhem pak më mirë, atëherë do flas. “E kemi të pamundur të mësojmë se kur pyesim prokurorët nuk na japin detaje, kur shkojmë te familja nuk kemi kurajon ti pyesim dhe kur pyesim policinë thonë që ngjarja nuk ka ndodhur në një territor që monitorohet nga shteti.”

Gazetarja mbante veshur një bluzë me foton e Martinit, ku shprehu dhimbjen e saj nga këndvështrimi I një nëne që ka një fëmije në moshë të ngjashme dhe theksoi se fëmijët janë të pasigurt në insititucionet ku prindi paguan.

“Kam një fëmijë vërtetë të moshës së tij dhe fëmija mund të jetë viktimë e kësaj shoqërie. Edhe pse ne paguajmë ti mbajmë fëmijët në institucione, aty si kemi të sigurt. A është ky dështim? Ka shumë vend për të diskutuar. Por sot kemi një autor pa fjalë, kemi një viktimë që nuk i ka gjetur qetësi shpirti I tij dhe shpresoj shumë që prokuroria të bejë hetime që të zbuloj se pse Mario I nguli thikën. Nëse prokuroria e zhbirilon autorin dhe zbulon se kush ishte personi që I solli armën e gjahut do të kuptojmë se kush qëndron pas këtyre fëmijeve.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!