Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Vrasja që tronditi Greqinë, vogëlushja tashmë në kujdestari të plotë të gjyshërve nga ana e nënës

schedule14:03 - 9 Tetor, 2021

schedule 14:03 - 9 Tetor, 2021

Prindërit e 20-vjeçares britanike Caroline Crouch, që u vra nga bashkëshorti grek Babis Anagnostopoulos, kanë fituar kujdestarinë e plotë të mbesës së tyre Lidia. Tashmë vogëlushja, në sy të të cilës ndodhi edhe vrasja që tronditi Greqinë, do të rritet në shtëpinë e prindërve të nënës së saj në një ishull të vendit.

“Njëvjeçarja Lidia, babai i së cilës me shumë gjasa do të dënohet me burgim të përjetshëm, është vënë zyrtarisht në kujdesin e prindërve të Caroline Crouch, Susan dhe David në ishullin e Alonissos-it ku ata jetojnë. Kurse prindërit e Babis, Konstantinos dhe Georgia do të kenë të drejtë që të komunikojnë personalisht me fëmijën,” raporton britanikja Mail Online.

Prindërit e vrasësit ishin të parët që u kujdesën për Lidian pas ngjarjes së rëndë dhe donin ta mbanin vajzën, por gjyshërit e tjerë më pas nisën procesin ligjor për të kërkuar kujdestari të plotë. Tashmë ata pritet që të pagëzojnë Lidian e vogël në një kishe greke ortodokse. Prindërit e Babis mund ta shohin vajzën 5 herë në muaj. /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!