Vrasja për vendin e parkimit në Sarandë, arrestohet autori, ku ishte fshehur

schedule22:41 - 17 Gusht, 2022

schedule 22:41 - 17 Gusht, 2022

Autori i vrasjes së 41-vjeçarit Klodian Bakia, në Sarande, ka rënë në prangat e policisë.

Lexo edhe: DETAJET/ Vrasja në Sarandë: Kamarieri goditi dy herë me thikë klientin e restorantit për një vend parkimi

Burime bëjnë se dije se Xhanelo Tarja ishte fshehur në garazhin e dy pallateve, larg vendit të ngjarjes. Po ashtu është arrestuar edhe një vëllai i të riut.

Vrasja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, për parkimin.

Bakia kishte parkuar para restorantit të hotelit ku punonte Tarja dhe ky i fundit i ka liruar të lirojë vendin.

Pas konfliktit ai e goditi dy herë me thikë. Vrasja ka ndodhur tek dera e hotelit në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar. Kujtojmë se Bakiaj u transportua në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!