Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Vrasja për motive pronësie në Has, “arrest me burg” për Ylber Jakun

schedule11:15 - 10 Maj, 2025

schedule 11:15 - 10 Maj, 2025

Gjykata e Kukësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” 41-vjeçarit Ylber Jaku, i akuzuar për vrasjen e 34-vjeçarit Reshit Sallahu.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 maj, një ditë pasi motra e viktimës, 21-vjeçarja Artjola Sallahu, kishte dhunuar prindërit e Ylber Jakut.

Ylber Jaku, i cili jetonte në Angli si emigrant, është kthyer në Shqipëri për të kryer krimin, sipas hetimeve paraprake. Vrasja ndodhi në fshatin Plan të Hasit më 6 maj të këtij viti.



Ndërkohë, më 8 maj, Gjykata e Kukësit caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Artjola Sallahun, për dhunën ndaj prindërve të autorit të vrasjes se Reshit Sallahu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!