EMRAT/ Tërmeti i 26 nëntorit, Prokuroria në Durrës përfundon hetimet, çon për gjykim 16 persona

schedule11:47 - 20 Nëntor, 2020

schedule 11:47 - 20 Nëntor, 2020

Ndërsa për më pak se një javë bëhet 1 vit nga tërmeti i 26 nëntorit që goditi vendin tonë, prokuroria e Durrësit ka njoftuar se ka përfunduar hetimet.

Mësohet se Prokuroria e Durrësit ka dërguar për gjykim 16 persona, kryesisht ish-zyrtarë, punonjës të Hipotekës dhe ish-Aluiznit.

Siç raporton gazetari Leonidha Musaj për ABC, të gjithë këta persona akuzohen nga organi i akuzës për “Vrasje nga pakujdesia” dhe  “Shpërdorimi i Detyrës”.

Me konkretisht nga ana e Prokurorisë u dërguan për gjykim në funksion të çështjes penale nr. 2466, viti 2019,  të pandehurit si vijon:

-Ramiz Shehu, të akuzuar sipas nenit 85 tetë herë të Kodit Penal,

-Nevjana Isufi, të akuzuar sipas nenit 186/1 të Kodit Penal,

-Abdulla Osmani, të akuzuar sipas nenit 85 dy herë të Kodit Penal,

-Ruzhdi Xheka, të akuzuar sipas nenit  85dy herëtë Kodit Penal,

-Arben Isaku, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

-Aldo Dakoveli, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

-Artur Terziu, të akuzuar sipas nenit 186/1 dhe 199/a/3 të Kodit Penal,

-Artur Çela, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

-Klajdi Lame, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

-Flamur Gjuzi, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

-Albrend Qetka, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

-Skerdi Bello, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

-Artenis Malko, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

-Deshira Qato, të akuzuar sipas nenit 85 të Kodit Penal,

-Arben Qato, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal dhe

-Kujtim Hasa, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

Ndërkohë që organi i akuzës ka kërkuar pushimin e çështjes për Defrim Celamin dhe Ahmet Dodën.

Si pasojë e këtij tërmeti kujtojmë se u dëmtuan një numër i konsiderueshëm banesash dhe objektesh të tjera, ndërsa humbën jetën gjithsej 51 persona.

Vetëm në qytetin e Durrësit u regjistruan 23 viktima.

Hetimet nisën në momentin kur dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në vdekjen e njerëzve kanë ardhur edhe si shkak i ndërtimeve të kryera pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimeve, si dhe për shkak të ndërtimeve të kryera pa lejen e organeve kompetente.

n.d./abcnews.al