Alec Baldwin tha se oficerët e policisë duhet të qëndrojnë në të gjitha prodhimet filmike ku përdoren armë. Deklarata e tij vjen disa javë pasi qëlloi për vdekje një anëtar të ekuipazhit gjatë xhirimeve të filmit Rust në NewMexico.
Aktori qëlloi me armë duke vrarë kineasten Halyna Hutchins. “Çdo film që përdor armë, të rreme apo të tjera, duhet të ketë një oficer policie në xhirime, të punësuar nga produksioni, për të monitoruar në mënyrë specifike sigurinë e armëve”, shkroi Baldwin në Twitter.
Policia po heton incidentin tragjik dhe prokurorët nuk i përjashtojnë akuzat penale ndaj kujtdo, përfshirë aktorin. Aktori ka thënë se incidenti ishte një “një në trilion ” dhe se aksidente të kësaj natyre ndodhin shumë rrallë. /abcnews.al