Delion Troqe 38-vjeç mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në Vlorë, pasi u qëllua me breshëri kallashnikovi në ambientet e servisit të pronësi të tij, në zonën e Skelës.
Lexo edhe: Trupi i shtrirë përpara servisit, lot, britma dhe të shtëna (Pamjet pak sekonda pas vrasjes)
Nga pamjet e siguruara ditën e sotme nga Abcnews.al, ajo çfarë ka mbetur në vendin e ngjarjes janë shenjat e plumbave në murin e servisit ku u qëllua 38-vjeçari. Po ashtu mësohet se automjeti i gjetur i djegur në fshatin Sherishtë i përdorur nga autorët ka qenë me targa të vjedhura. Kujtojmë se brenda automjetit u gjetën edhe dy armë kallashnikov.
Lexo edhe: 18 të shoqëruar për vrasjen në Vlorë, shënjestra u qëllua pa mëshirë me kallash në kokë dhe kraharor
Ndërkohë deri më tani ka shkuar në 18 numri i personave të shoqëruar për ekzekutimin e Delion Troqes.
Lexo edhe: Vrasja e Troqes, pista ku po heton policia, brenda makinës së djegur gjenden dy kallashnikovë
“ABC” mësoi se Troqe kishte marrë 10 plumba nga breshëria e kallashnikovit në pjesë të ndryshe të trupit, por ato në kraharor dhe kokë i morën jetën, pavarësisht tentativës për ta dërguar me shpejtësi në spital.
Sipas burimeve nga grupi hetimor mësohet se pista kryesore e hetimit lidhet me Spanjën dhe konfliktet e mundshme që mund të kishte.
Viktima i atentatit të mbrëmjes së të premtes kishte vetëm pak ditë që ishte rikthyer nga Spanja. Më parë ai kishte qenë i dënuar për drogë, ndërsa gjatë verës kur kthehej nga Spanja punonte me skaf me turistët në rivierën e Jugut.
/abcnews.al/