Vrasja në Vlorë, autori e mori në telefon viktimën

schedule14:15 - 8 Gusht, 2019

schedule 14:15 - 8 Gusht, 2019

Viktima e një nate me parë në Resulaj të Vlorës ishte një person që bënte lëvizje të kontrolluara për shkak të së kaluarës së tij. Por një telefonatë e nxori atë jashtë banesës dhe pse ishte natë.

Autori e mori në telefon Laver Tozën dhe e nxori nga shtëpia. 200 me larg portës e qëlloi me pistolete me selnsiator.

47-vjeçari mori pesë plumba dhe ndërroi jetë në spitalin e Vlorës. Babai i dy fëmijëve bënte lëvizje të kontrolluar për shkak të së kaluarës së tij. Por si duket një i njohur i kërkoi të dilte jashtë.

Gjurmët e gjakut duken ende në rrugën para shtëpisë së tij në Resulaj te Selenicës. Kurse familjarët nuk lejojnë askënd të afrohet përveçse njerëzve të tyre që ngushëllojnë.

Vrasja e 47- vjecari Laver Tozaj dyshohet për shkak të prishjes së pazareve në trafikun e drogës. Ai kishte ndërruar emrin në Nikola Ikonomi.

Në vitin 2005  ishte arrestuar së bashku me tre persona të tjerë për trafik droge dhe ishte dënuar me 6 vjet e 6 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë.

Edhe ndryshimi i emrit nga Laver Tozaj në Nikola Ikonomi mund të jetë bërë për shkak të kaluarën e tij kriminale.

Megjithatë, përveç prishjes së pazareve të drogës, hetuesit janë përqendruar edhe në motive të tjera apo në përfshirjen e mundshme të 47-vjeçarit në vepra të tjera kriminale në vitet e fundit.

Policia ka shoqëruar 15 persona dhe i ka pyetur, por nuk ka siguruar ndonjë dëshmi që do çonte te autori.  Rrugica ku ai u vra nuk kishte ndriçim./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!