Vrasja në Tropojë për një tokë që pretendohej nga dy familjet

schedule15:34 - 6 Shtator, 2021

schedule 15:34 - 6 Shtator, 2021

Një tokë në fshatin Çerem të Tropojës,  e pretenduar nga dy  familjet Goçaj dhe Ismajlisufi, u bë shkak për vrasjen e ndodhur dy ditë më parë në këtë fshat.  Isat Goçaj dhe Altin Ismajlisufi jetonin në banesat përballë njëra-tjetrës dhe një sipërfaqe buzë rrugës pretendohej nga secili prej tyre .

Grupi hetimor i çështjes ka mësuar se dy familjet ishin në konflikt të vazhdueshëm prej 4 muajsh. Altin  Ismajlisufi tha në polici pas arrestimit  se Goçajt i kërcënonin dhe dhunon vazhdimisht ne fshat te afermit e tij.

“Prej muajsh kishim debate të vazhdueshme. Isati më dhunonte familjen sapo i shihte në rrugë. Shkak i sherreve tona është një sipërfaqe toke që ndodhet pranë shtëpive tona. Edhe pak orë para se të takohesha me Isatin, djali më tha se ai e kishte dhunuar. Ndërsa nënën time e kishte shtyrë në oborr”, ka thënë Ismajlisufi .

Vrasja  ndodhi rreth orës 15:30 të së shtunës. Ismajlisufaj  u arrestua nga uniformat blu 3 ore pas ngjarjes. Pas arrestimit te tij, policia sekuestroi edhe pistoletën me të cilën kreu vrasjen. Altin Ismajlisufi kishte punuar si zjarrëfikës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!