Lojërat mes shokëve përfunduan në tragjedi: Vetëdorëzohen edhe 4 të rinjtë e tjerë, autori tentoi të vetëvritet

schedule14:25 - 11 Maj, 2021

schedule 14:25 - 11 Maj, 2021

Janë vetëdorëzuar në polici edhe katër persona të tjerë të cilët ishin prezent në vrasjen e Mehmet Qemës mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Disa orë pas ngjarjes së rëndë janë vetëdorëzuar: Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti dhe Xhuljano Koçi.

Siç raporton gazetarja Xhinsela Kodra, pranë vendit të ngjarjes është gjetur edhe pistoleta. Ndërkohë mësohet se autori Marius Dema ka tentuar te kryeje vetëvrasje pasi ka qëlluar shokun, por ia kanë marrë armën nga dora shokët e tjerë.

Lexo edhe: “Më vjen më shumë keq për shokun se burgun”: Marius Dema ia plas së qarës para policëve pas krimit në Tiranë

Dema u vetëdorëzua në polici paraditen e sotme së bashku me Frenklin Myftarin, i cili po ashtu ishte i pranishëm. Ai u rikthye në vendin e krimit për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes. Para grupit hetimor Dema ka shprehur dhimbjen për vrasjen e shokut duke theksuar se nuk e dinte që pistoleta kishte plumb.

Të rinjtë e përfshirë ishin shokë me njëri-tjetrin dhe njiheshin si “banda e 5 Majit”, ndërsa kishin njohje me mjaft reperë të njohur në vend duke u bërë pjesë e klipeve të tyre.

Abcnews.al mësoi se në ambientin ku ndodhi vrasja e Qemës policia ka gjetur edhe pajisje për prodhimin e bitcoin, të cilat i ka sekuestruar. g.v/abcnews.al