Vrasja në Shkodër, Salianji: Grupet kriminale janë sofistikuar, qytetarët nën terror

schedule21:51 - 18 Shtator, 2022

schedule 21:51 - 18 Shtator, 2022

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka ngritur shqetësimin për rendin dhe sigurinë në vend. Salianji ka komentuar ngjarjen e mbrëmjes së sotme në Shkodër, ku u vra me armë zjarri një 19-vjeçar.

Në një shënim në Facebook, deputeti i PD shkruan mes të tjerash se grupet kriminale janë sofistikuar dhe qytetarët janë nën terror. Nga ana tjetër nënvizon demokrati, kryeministri ka një paralel tjetër se Shqipëria është më e sigurta.

“Ngjarjet e sotme kriminale në Shkodër dhe Korçë edhe njëherë tjetër tregojnë që Shqipëria është pa rend dhe siguri, që banditët nuk kanë frikë nga autoriteti i shtetit dhe zgjedhin kur dhe ku të duan të lajnë hesapet me njëri tjetrin apo të kërcënojnë ata që nuk ju nënshtrohen!

Ndërkohë që grupet kriminale janë sofistikuar dhe qytetarët janë nën terror, kryeministri ka një realitet paralel kur shprehet se Shqipëria është më e sigurta!

Siguri deri më sot po tregohet që kanë vetëm bandat e krimit të organizuar, siguri që janë të paprekshëm,  që çfarëdo të bëjnë qeveria do numërojë makinat e djegura dhe do përpiqet të mbulojë kriminalitetin e lartë me propagandë!” shkruan deputeti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!