Vrasja në Shkodër/ Policia: Shtetasja amerikane u vra në banesë. Bashkëjetuesi autori i dyshuar, në gjendje të dehur

schedule10:52 - 2 Maj, 2025

schedule 10:52 - 2 Maj, 2025

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje nga krimi i ndodhur në Shkodër.

Sipas policisë vrasja ka ndodhur rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira.

Dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, 53-vjeçe. Sipas policisë, në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes.

Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!