Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Shkodër ku është vrarë me armë zjarri brenda banesës së tij, një 51 vjeçar.
Gazetari Simon Shkreli raporton për ABC News se policia ka arritur që të identifikojë një person që është dhe i dyshuari kryesor për vrasjen e 51 vjeçarit. Ndër të tjera gazetari thekson se në baze të informacioneve të marrë nga banorët dhe bizneset për rreth, policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, identitetin e të cilit nuk e kanë bërë publik.
LEXO EDHE: FOTO/ Vrasja në Shkodër, ky është 51 vjeçari që u vra në banesë
Sipas informacioneve mësohet se viktima Petrit Vuksani ka jetuar në Itali fillimisht dhe vitet e fundi ai ishte emigrant në Britaninë e Madhe. Vrasja e tij është bërë në brenda banesës në Lagjen “Skëndërbeg” në Shkodër, në momentin që ai ka qenë i vetëm. /abcnews.al