Vrasja në Shkodër/ Policia jep detajet e para: Si u qëllua për vdekje 33-vjeçari

schedule08:53 - 5 Janar, 2025

schedule 08:53 - 5 Janar, 2025

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka publikuar detajet e para mbi krimin e regjistruar mëngjesin e së dielës, ku një 33-vjeçar u gjet i ekzekutuar me armë zjarri në fshatin Dragoç.

Sipas bluve të Shkodrës, autorët kanë qëlluar me armë drejt makinës me të cilën po qarkullonte i riu dhe për pasojë ka humbur jetën në vend.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin Ramazan Mataj, 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Sipas policisë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!