SHKODËR- Pas mbledhjes së provave në vendin e krimit, autoambulanca ka marrë trupin e pajetë të të riut, i cili u ekzekutua me armë zjarri brenda automjetit të tij në fshatin Dragoç në Postribë.
Trupi i pajetë i 33-vjeçarit Ramazan Mataj do të transportohet drejt morgut në Shkodër.
Policia, më herët, tha se autorët kanë qëlluar me armë në drejtim të një makine tip Benz, me të cilën lëvizte i riu./abcnews.al