Intensifikohen kontrollet për kapjen e autorëve të vrasjes së Martin Bardhit paraditen e së martës në Rrëshen. Policia njofton se zona ku u gjet automjeti i djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes, po kontrollohet nga toka si dhe nga ajri nëpërmjet helikoipterit nga shërbimet e RENEA-s.
Zona po kontrollet nga toka, nga dhjetëra shërbime të FNSh-së, të Forcës së Posaçme “Shqiponjat” dhe forcat operacionale. Për kontrollin e zonës së pyllëzuar, po përdoren edhe 5 dronë. Ndërkohë vijon kontrolli i imtësishem i personave, në pikat e kontrollit të ngritura nga Policia, në akset rrugore.
Grupi hetimor po këqyr pamjet filmike në të gjithë zonën që kanë përshkruar autorët me automjet gjatë ardhjes dhe ikjes pas krimit. Kujtojmë që Bardhi mbeti i vrarë teksa po pinte kafe me tre persona të tjerë në lokalin e tij në afërsi të spitalit të Rrëshenit. Për pasojë u plagosën dhe tre personat që ndodheshin pranë tij.