Vrasja në Rrëshen, gazetari jep detaje: Policia e fokusuar te bashkëpunëtorët

schedule10:33 - 8 Janar, 2020

schedule 10:33 - 8 Janar, 2020

47-vjeçari Kastriot Reçi është qëlluar nga tarraca e një pallati, para lokalit të tij. Arma snajper është gjetur pas krimit në katin e parë të pallatit. Vrasja dyshohet të ketë ndodhur me motiv hakmarrjen, për shkak të një historie vrasjesh mes fiseve me influencë në Rrëshen, e nisur në shtator 2016.

Pjesë e ciklit të vrasjeve është edhe ajo e vëllait të Kastriotit, Gaspër Reci, i vrarë me 4 plumba në banesën e tij në Romë vitin 2017. Bashkëshortja e viktimës e pyetur nga policia ka thënë se nuk kishin konflikte.

Gazetari Gjergj Figuri raporton për abcnews.al se policia ka hasur vështirësi në gjetjen e autorëve, ndërsa thekson se po sheh si pistë të mundshme gjetjen e bashkëpunëtorëve.

“Policia po shikon mundësinë e bashkëpunëtorëve sepse për të arritur deri në tarracë duhet të ketë pasur nevojën e tyre, ka një problematikë tjetër që një pjesë e kamerave të sigurisë nuk punojnë duke krijuar kështu më tepër vështirësitë për zbardhjen e ngjarjes”, raporton gazetari. Gjithashtu bën me dije se Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka kërkuar menjëherë zbardhjen e ngjarjes nga drejtuesit e policisë duke i vendosur kështu nën presion për gjetjen e autorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!