Vrasja në Rrëshen/ 62 vjeçari po qëndronte në këmbë pranë spitalit, makina e autorëve u zhduk në një rrugë dytësore

schedule11:25 - 26 Shtator, 2023

schedule 11:25 - 26 Shtator, 2023

Gazetari Gjergj Figuri ka dhënë detaje nga ngjarja e pak minutave më parë në qytetin e Rrëshenit, ku mbeti i vrarë 62 vjeçari Martin Bardhi. Pista e parë që po heton policia lidhet me hakmarrjen pasi viktima së bashku me djalin e tij u përfshinë në një ngjarje disa kohë më parë, duke tentuar të vrisnin Saimir Reçin.

Autorët, të cilët kanë qenë në një makinë, kanë lëvizur në një rrugë dytësore që dyshohet se të çon drejt fshatit Kaçinar. Gazetari raporton se 62 vjeçari po qëndronte në këmbë pranë spitalit të qytetit kur është qëlluar për vdekje nga autorët, të cilat janë larguar më pas me shpejtësi me një makinë.

Policia ka ngritur disa pika kontrolli drejt fshatit Kaçinar dhe në disa vende të tjera ku mendohet se mund të kenë lëvizur autorët. Mësohet se viktima ishte liruar nga burgu pak kohë më parë pasi u arrestuar për tentativën e vrasjes së Saimir Reçit për shkak të një konflikti që ai kishte nisur me të birin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!