Monitorimi me kamera inteligjente i rrugëve do të zbatohet brenda këtij mandati. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë në njësinë nr 3 në Tiranë, kryeministri Edi Rama komentoi atentatin mafioz në Rinas ku mbetën të vrarë dy persona.
Shefi i qeverisë tha se nëse nuk do kishte vonesa burokratike, dhe ky sistem që do merret nga Emiratët e Bashkuara Arabe të ishte implementuar, kjo ngjarje do ishte zbardhur në kohë.
“Nëse do të kishim këtë sistem në këmbë, ngjarja e Rinasit do të ishte zbardhur në kohë reale, por nuk është problemi tek zbardhja, por në momentin që sistemi ekziston, parandalon në mënyrë efikase të gjitha llojet e shkeljeje që lidhen me rendin, qetësinë, rregullat e qarkullimit. Brenda këtij mandati, jo vetëm do e kemi këtë sistem, por do t’i shohim hajrin”, tha Rama.
Në vijim të turit në Tiranë, Rama përsëriti sërish se Erjon Veliaj do të qëndrojë në detyrë deri në 2027, pavarësisht dëmit që po i bëhet kryeqytetit, i cili nuk mund të drejtohet pa një kryetar në zyre
“Ne rrugën e zgjedhje në bashki. Jo për të fajësuar kryetarin e bashkisë dhe as i lidhur me faktin se mungonte në detyrë se kishte arsye të vetat, por i lidhur me faktin që kryetari në pamundësi për të kryer detyrën të mos kthehej në një problem gjithmonë e më të madh për qytetin. Asnjë qytet nuk mund të qeveriset me telekomandë apo delegim. Pavarësisht punës së madhe të Anuelës me nënkryetarët, qyteti ka nevojë për të zgjedhurin legjitim që ta drejtojë atë”, u shpreh Rama.
Por kurdo që Tirana të shkojë në zgjedhje, socialistët e kanë gati kandidaten.
“Njerëzit që jetojnë në këtë qytet duan shërbimet, rrugën, kopshtin, çerdhen, pastrimin etj, gjë që ne duhet të bëjmë çmos t’i kenë dhe duke vlerësuar maksimalisht rëndësinë e kësaj detyre, jemi edhe sot këtu, së bashku me Ogertën që ishte dhe mbetet kandidatja jonë për të drejtuar Tiranën kur të vijnë zgjedhjet”, theksoi kryeministri.
Ndërsa nuk harroi të shigjetojë as kundërshtarët politike.
“Është një e keqe e madhe që nuk i është ndarë këtij vendi, ajo frymë. Është çështja tek një kënetë e madhe, ku ai është bufi i madh, por aty ca nuk ka”, shtoi ai.
Një koment Rama e kishte edhe për reformën në drejtësi, të cilën e konsideron investimin më të rëndësishëm të socialistëve por edhe rrugën drejt Bashkimit Europian.
“Sot korrupsionin nuk e lufton SPAK por vullneti I kesaj force politike qe I dha pavaresine pavaresisht kostos ne lekuren e vet. Cfare eshte mbajtja atje e kryetarit te bashkise pa gjyq, por ne as nuk bejme protesta por asaj nuk nderhyjme. Sepse nese ne ngacmojme e shtyme edhe 20 vjet te tjera dhe ta harrojme te ulemi ne tryezen e BE”, tha Rama.

