Kryeministri, Edi Rama ka reaguar sërish për vrasjen e 42-vjeçarit Egli Proga, në Pogradec. Gjatë fjalës së tij, në Asamblenë Kombëtare Socialiste, ai tha se autori i krimit nuk kishte mbrojtje politike, por viktima ishte pjesë e PS dhe punonte në OSHEE.
Rama ka thënë se ngjarja u manipulua, nga kundërshtarët politikë, të cilët merren gjatë gjithë ditës me punët e Partisë Socialiste, ndërsa vetë nuk bëjnë asnjë punë.
“Disa thonë që ne kemi fituar se nuk kemi pasur alternativ. të gjithë këta bashkohen nga rrugë të ndryshme që në Shqipëri nuk zgjedhje. Por të gjithë këta janë aq njësoj në disa gjëra, sa të thjeshta dhe kumptimplota. Çdo njëri I arsyeshëm e kupton fare kollaj që ne fitojmë dhe do të fitojmë përsëri. Ndërsa kundërshtarët tanë vetëm humbin dhe do të humbin. Ata zgjohen më vonë se sa ne, merren tërë ditën me ne, kush e kush të helmojë më shumë popullin kundër nesh.
Qasja e tyre ndaj ngjarjes kriminale në Pogradec është një shembull i freskët se kush janë ata. Me shpejtësinë e gënjeshtrës marramendëse u prodhua një film. Ndërsa, komunikata e policisë në Korçë doli, gjithçka u spekulua. U shkrua se Pogradecin e kanë marrë bandat dhe bëjnë ligjin. Gënjeshtër. U bërtit fort se ambulanca kishte ardhur me 40 minuta vonesë, koha është e dokumentuar. U përhap përralla, se autori kishte një dajë eksponent në PS. Gënjeshtër. Daja i tij prej kohësh nuk është pjesë e PS. I ndjeri po, ka qene punonjës i OSHEE. Edhe me ndihmën e një prokurori të paaftë, që e bëri një vrasje nga pakujdesia, nga një vrasje me dashje.
Ndërkohë që çështja ishte dorëzuar nga policia në duart e një pushteti tjetër, atij ekzekutiv. Për të larë çështjen, policia mori një polic patrulle, duke treguar që nuk e ka idenë. Hetimi duhet të jetë i paanshëm”.